15:26 / E Mërkurë, 23 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj nesër nis procedurat për ndërtimin e QMF në Strellc të Deçanit dhe QKMF në Gjakovë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nesër (të enjten) në mëngjes në Komunën e Deçanit do të nënshkruaj memorandumin për fillimin e ndërtimit e QMF-së në Strellc të Epërm të Deçanit (me vlerë 260.000 euro).

Zemaj do të shfrytëzoj rastin ta vizitoj edhe shkollën SHFMU “Lidhja e Prizrenit ” në Deçan.
Gjithashtu, Zemaj në orët e mesditës në Gjakovë do të nënshkruaj memorandumin që inicion procedurën e funksionalizimit-ndërtimit të QKMF-së Gjakovë (me vlerë 224.000 euro).

Po ashtu do ta zhvilloj edhe një vizitë në KK të Junikut.
Përveç këtyre dy projekteve, Zemaj po vazhdon me procedurat për themelimin e spitalit për Covid-19 në Prishtinë, ka iniciuar ndërtimin e QKMF në Mamushë, funksionalizimin- ndërtimin e Spitalit të Podujevës, dhe së shpejti do të nis procedurat për projektin “Ndërtimi i Spitalit Pediatrik Kirurgjjik” në QKUK, Prishtinë.