15:43 / E Mërkurë, 14 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Nuk duhet të na rrëshqasë situata nga kontrolli, arma më e fortë -mbajtja e maskës, distanca dhe higjiena

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje të respektohen masat mbrojtëse sa i përket Covid19.

“Nuk mund të lejojmë pas të gjitha të arriturave të përbashkëta, pas kësaj dicipline dhe korrektësie, punës së madhe të punëtorëve shëndetësore, inspektorateve e Policisë, të kalojmë në një situatë që është e disfavorshme për të gjithë ne”, ka thënë Zemaj, transmeton IndeksOnline.

“Vlerësimet pozitive nga vendet e rajonit, që kanë sisteme më të avancuara shëndetësore për menaxhimin e Covid19, duhet të trokasin si thirrje për ndërgjegjen tonë që të vazhdojmë me këtë diciplinë dhe me repsketimin e masave”, theksoi ai.

“Le të vazhdojmë ta mbajmë maskën, distancën, higjienën personale dhe kolektive,  kjo është arma më e fortë për tu mbrojtur nga virusi”, shtoi ai. /IndeksOnline/