13:49 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Zemaj: Pajisjet që shërbejnë për lëvizje për persona me aftësi të kufizuara do të sigurohen nga buxheti i shtetit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar në  panon e zotimit të kauzës për gjithëpërfshirje, në Ditën Ndërkombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuara.

Zemaj ka thënë me udhëzimin e ri planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve pajisjet që shërbejnë për lëvizje të sigurohen përmes buxhetit të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare për Persona me Aftësi të Kufizuara, në kuadër të fushatës “Shkolla hap dyert e botës”, bashkë me kryeministrin, z. Avdullah Hoti, kemi  nënshkruar në panon e zotimit të kauzës për gjithëpërfshirje. Fushata ka për qëllim përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin e rregullt.

Sot, është ditë e promovimit të të drejtave, mirëqenies si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Ministria e Shëndetësisë gjatë vitit 2020 ka hartuar Draftudhëzimin administrativ për përcaktimin e listës dhe llojet e pajisjeve ndihmëse falas për personat paraplegjik dhe tetraplegjik, që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim bazuar në Ligjin për statusin dhe të drejta e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

Me këtë Udhëzima dministrativ, për herë të parë, planifikohet që për këtë kategori të qytetarëve pajisjet që shërbejnë për lëvizje, parandalim dhe asistim do të sigurohen përmes buxhetit të Republikës së Kosovës.