Zemaj para fillimit të seancës: Kjo që po ndodh është fatkeqësi, VV-ja nuk e njeh Kushtetutën, por vetëm egon për pushtet

Për të 40-tën herë me radhë deputetët e Kosovës po mbidhen sot në përpjekje për konstituimin e kuvendit.
Deputeti i LDK-së Armend Zemaj tha se kjo që po ndodh në Kuvendin e Kosovës është fatkeqësi. Sipas tij VV-ja nuk e njeh Kushtetuten e vendit dhe se ajo e njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtet dhe kapjen e institucioneve.
“Kjo është fatkeqësi çfarë po ndodh në Kuvendin e Kosovës. Sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. VV-ja nuk e njeh Kushtetuten e Kosovës, nuk i respekton vendimet e saj. E e njeh vetëm egon dhe dashurinë e madhe për pushtetin dhe kapjen e institucioneve demokratike të Kosovës”, tha Zemaj./Indeksonline/