21:25 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / V R

Zemaj: Rritja e rasteve me Covid-19 për shkak të mosdisiplinës por nuk do të lejohet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se rritja e menjëhershme e rasteve me Covid-19, po vjen si pasojë e tubimeve të pakontrolluara.

Megjithatë, Zemaj tha se vendi ynë akoma është në limitet e zonës së gjelbër për kokë banori.

“Do të marrim masa në kufizim të grumbullimeve private dhe publike, do të ketë kufizim të kohës në qendra tregtare, aktivitete sportive e kulturore, gastronomi, kjo e fundit sidomos për Prishtinë dhe disa komunave tjera”, tha ai.

Ai shtoi se nuk do ta lejojnë trendin siç ka ndodhur në korrik dhe gusht, pasi do të parandalohet me masa kufizuese.

“Asnjëherë nuk i përjashtojmë kufizimin e lëvizjes, karantinën dhe orën policore”, tha ai në Klan Kosova.