13:29 / E Diele, 29 Nëntor 2020 / A. M.

Zemaj shkon në veri të Mitrovicës

Minsitri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar njërën prej shkollave në veri të Mitrovicës.

I pari i MSH-së ka parë nga afër procesin e votimit si dhe respektimin e masave anti-covid.

Ndryshe, zgjedhjet lokale në dy komunat e Republikës, veri të Mitrovicës dhe Podujevë, po mbahen nën rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku janë obligative mbajtja e maskave, ruajta e distancë etj.