13:43 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Zemaj: Stafit teknik pritet t’u paguhen shtesat

Protestat disajavore të stafit teknik mbështetës në QKUK dhe shërbimet e tjera publike spitalore e kanë arritur qëllimin, pasi atyre do t’u paguhen shtesat prej muajit korrik deri në fund të vitit njëherësh.

Këtë e bëri të ditur, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në seancën e sotme plenare, pas pyetjes së deputetit të PDK-së, Kujtim Gashi.

“Sot kemi realizuar një bashkërendim të asaj kosto, që mund t’i heqë Qeveria e Kosovës. Shtesat do t’i marrin edhe për muajt korrik – gusht. Këta 1603 staf mbështetës teknikë që kanë mbetur, por edhe katër muajt që i bie për 6 muaj do të paguhet përnjëherë”, tha ai.