17:14 / E Martë, 24 Maj 2022 / OSH

Zemaj takohet me ambasadoren e SHBA-së në NATO: Gjithmonë mirënjohës!

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka takuar ambasadoren e ShBA-së në NATO, Julianne Smith.

Zemaj ka thënë se ka falënderuar ambasadoren Smith për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-së për rrugën euro-atlantike të Kosovës.

“Diskutim i shkëlqyer dhe takim i shkëlqyer në Misionin e SHBA-së në NATO me ambasadoren e SHBA-së në NATO Julianne Smith. Gjithmonë mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e vazhdueshme të rrugës euro-atlantike të Kosovës dhe për angazhimin tonë të përbashkët të fortë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Zemaj në “Twitter”.