09:02 / E Enjte, 27 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zemaj takon drejtuesit e agjencive në kuadër të MSH-së: Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndoshë!

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e agjencioneve që veprojnë në kuadër të MSH-së, siç janë Agjencia për Produkte dhe Pajisje Mjekësore, IKSHPK-ja, Inspektorati i Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik e të tjerë.

Zemaj tha se kërkoi nga drejtuesit e këtyre agjencive që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, Zemaj shtoi se së bashku do të jenë të angazhuar për një popullatë të shëndoshë.

Postimi i plotë:

Angazhim me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm.

Sapo përfundova takimin me drejtuesit e agjensioneve që veprojnë në kuadër të MSh-së, që janë: Agjencia për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike/IKSHPK, Inspektorati Shëndetësisë, Inspektorati Farmaceutik, etj. Biseduam për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe ngritjen e përgjegjësisë së ofruesve të shërbimeve shëndetësore. Nga drejtuesit e agjensionëve kërkova që palët e përfshira në sektorin shëndetësor të punojnë me përgjegjësi, llogaridhënie, profesionalizëm. Inspektoratet përkatëse të vazhdojnë monitorimin, inspektimin, këshillimin, rekomandimin dhe marrjen e masave ligjore ndaj të gjitha institucioneve shëndetësore, sipas ligjit. Biseduam edhe për funksionimin e IKSHPK, ku po bëhet një punë mbinjerëzore. IKSHPK do të rris kapacitetet për testime dhe do të decentralizohet procesi i testimeve edhe në QRSHP në qytetet e mëdha.

Së bashku të angazhuar për një popullatë të shëndosh!

#QeveriaHoti