23:40 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemaj: Tash jemi ndër vendet më të mira për shkak të rezultateve të ulëta të infeksionit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Klan Kosova ka folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19. Ai ka thënë qytetarët kanë treguar kulturë dhe janë vetëdijësuar, prandaj edhe kemi këtë rezultat me numër të vogël të numrit të të infektuarve.

“Vetëdjësimi i qytetarëve ka qenë tregues që ne e kemi menaxhu këtë situatë. Kjo kërkesë, ky front i përbashkët me të gjitha nivelet e shëndetësisë, me kryetarë komunash me të gjithë akterët, kjo është se pa zbatim të masave, nuk do të ishte ky rezultat.

Gradualisht është shndërruar kjo në kulturë, deri të sigurimi i vaksinës, atëherë do të kalojmë ne një nivel tjetër.

Kem pas raportime, kem kontakte të nivelit ndërkombëtarë gjithashtu. Kemi edhe dy raportime të brendshme. Tash, ne në shtator jemi ndër vendet më të mira për shkak të rezultateve të ulëta të infeksionit. Shumë vende e kanë largu Kosovën nga lista për teste obligative, por edhe raportimet e kontaktet duam të jenë konkrete”, ka thënë ai, transmeton Indeksonline.

Ministri ka thënë se kanë pasur edhe konsideratë ndaj mërgimtarëve, prandaj hapin e parë kanë bërë duke hapur aeroportin “Adem Jashari”. Ndërsa kanë qenë tolerues me Shqipërinë./Indeksonline