15:24 / E Diele, 21 Qershor 2020 / indeksADMonline

Zemaj viziton Infektiven, dakordohet për hapat e ardhshëm ndaj parandalimit të Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka vizituar Kliniken Infektive të QKUK-së, ku bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduan për hapat e ardhshëm në përpjekjet e tyre institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë”, shkruan Zemaj.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Kliniken Infektive të QKUK-së.

Bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduam për hapat e ardhshëm në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë.
Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën.

Shfytëzova rastin që të vizitoi edhe qendrën e emergjencës, për t’i falenderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gadishmërie 24 orë.

Bashkë do t’ia dalim!/Indeksonline/