10:38 / E Martë, 22 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zemërohet Suarezi, Bartomeu bllokon transferimin e tij në Atletico Madrid

Gjatë ditës së djeshme u raportua se Luis Suarez ka prishur kontratën me Barcelonën dhe se ka arritur marrëveshje me klubin e Atletico Madrid.

Por, në momentet e fundit, në skenë ka dalë presidenti i Barcelonës, Josep Bartomeu, transmeton Indeksonline.

Bartomeu ka bllokuar transferimin e Suarezit, pasi nuk dëshiron që uruguaiani të largohet si transferim i lirë.

Gazetari i ESPAN-it, Mois Llorens, raporton se uruguaiani është i zemëruar dhe kërkon që transferimi i tij të zhbllokohet.

Nëse nuk ndodh kjo, atëherë pritet që Suarezi bashkë me avokatët e tij të dalin në një konferencë shtypi për të treguar këtë publikisht./Indeksonline/