01:41 / E Enjte, 30 Mars 2023 / Gj. Sh

“Zemërthyer me rezultatin”, Zhegrova vajton barazimin me Andorrën

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll, nuk i ka nisur mirë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pas barazimit 1-1 me Izraelin, të martën mbrëma Kosova me të njëjtin rezultat ka barazuar edhe me Andorrën, në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm për Kosovën e ka shënuar futbollisti i Lille, Edon Zhegrova.

Më shumë se 24 orë pas përfundimit të ndeshjes, Zhegrova ka publikuar një fotografi në profiln zyrtar ku është shprehur i zhgënjyer me rezultatin, dhe premton se shumë shpejt Kosova do ti rikthehet fitoreve.

Shkrimi i plotë:

“Zemërthyer me rezultatin ndaj Andorrës.

Deshëm të fitonim për juve që na përkrahët në borë e acar, por nuk ishte nata jonë.

I nderuar dhe krenar që përfaqësojë shtetin tim dhe githmonë me pergjegjësi do ta veshi fanellën e Kosoves për t’iu bërë edhe juve krenarë.

Do të rikthehemi shpejtë të fitorja. Faleminderit”, ka shkruar Zhegrova./IndeksOnline/