09:37 / E Martë, 20 Gusht 2019 / indeksADMonline

Zemra e derrit, e modifikuar gjenetikisht, do të transplantohet te njeriu

Zemra e derrit e modifikuar gjenetikisht mund të përdoren për transplantime njerëzore brenda tre vjetëve, sipas kirurgut pionier që kreu transplantin e parë të zemrës në Mbretërinë e Bashkuar 40 vjet më parë.

Kirurgu sir Terence English, duke folur të dielën për “The Telegraf” me rastin e 40-vjetorit të transplantit të tij të parë të zemrës në Britani, tha se në vitin 2019 ai do të përpiqet të zëvendësojë veshkën e njeriut me atë të derrit.

Sipas tij, një ngjarje e tillë mund t’i hedhë bazat për transplantime më komplekse të organeve shtazore te njerëzit, një proces i quajtur ksenotransplant.

“Nëse efekti i ksenotransplantit është i kënaqshëm me veshkat e derrave te njerëzit, atëherë është e mundur që zemra e derrit mund të përdoret me efekte të mira te njerëzit brenda disa vjetëve”, tha kirurgu i kardiologjisë.

Anatomia dhe fiziologjia e zemrës së një derri janë të ngjashme me atë të një njeriu, kështu që ato përdoren si modele për zhvillimin e terapive të reja.

Një ekip ndërkombëtar i studiuesve, përfshirë shkencëtarët britanikë, zbuloi se “shtimi” i një pjese të vogël të materialit gjenetik të quajtur microRNA-199 në një zemër të infarktuar shkakton rigjenerimin qelizor.

Problemet e zemrës konsiderohen një pandemi globale, me 26 milionë njerëz të prekur në të gjithë botën, ndërsa komuniteti mjekësor shpreson që përdorimi i zemrave të derrit, mund të revolucionarizojë trajtimin e sëmundjes.