13:40 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

“Zemrën Gur”, projekti i ri muzikor nga Sabri Fejzullahu

Sabri Fejzullahu pavarësisht moshës, ai po arrin të jetë mjaftë aktiv si me koncerte ashtu edhe projekte muzikore.

Këngëtari që i dhuroi muzikës shqiptare dhjetëra hite të pavdekshme, ka publikuar një projekt të ri muzikor.

Kënga mbanë titullin “Zemrën Gur” dhe është lansuar me videoklip edhe në kanalin Youtube.

Si gjithmonë me vargje të fuqishme e me zërin e tij melankolik, Sabriu i këndon dashurisë./Indeksonline/