08:49 / E Shtunë, 17 Tetor 2020 / indeksADMonline

Zeneli dhe Berisha nuk do të luajnë sot kundër Lorient

Sot me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet takimi ndërmjet Reims dhe Lorient, duel ky në kuadër të xhiros së shtatë nëLigue 1.

Kështu, futbollistët kosovarë nga radhët e skuadrës së Reims Arbër Zeneli e Valon Berisha nuk do të mund të paraqiten në këtë takim, pasi që të dy janë të lënduar, shkruan IndeksOnline


Futbollistët tanë u lënduan në ndeshjet e tetorit me Kombëtaren e Kosovës, dhe kjo ia pamundëson atyre që sot t’I ndihmojnë skuadrës së Reims.