20:24 / E Mërkurë, 24 Korrik 2019 / indeksADMonline

Zeneli nuk do të mund të festoj me shqiponjë kundër Zvezdës

Skuadra finlandeze HJK është mysafir i Crvna Zvezdës në ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Për HJK luan edhe futbollisti shqiptar Erfan Zeneli, por që në këtë ndeshje do të jetë në stol, shkruan Indeksonline.

Pas publikimit të formacioneve zyrtare, sulmuesi i lindur në Vushtrri nuk është paraqitur nga minuta e parë.

Mediat serbe kanë qenë të alarmuar që nga hedhja e shortit pasi që Zeneli feston me shqiponjë kur shënon gol. /IndeksOnline/