17:31 / E Enjte, 09 Korrik 2020 / indeksADMonline

Zeneli rikthehet te goli pas një kohe të gjatë, kalon në epërsi skuadrën e tij

Ylli kosovar, Arbër Zeneli ka arritur të shënoj golin e parë pas një lëndimi që e la jashtë për një kohë të gjatë.

Skuadra e Reims në këto momente është duke luajtur një miqësore kundër Troyes, transmeton Indeksonline.

Zeneli shënoj golin e epërsisë në minutën e 12-të.  Kosovari qëndroj jashtë fushave për një kohë të gjatë, duke mos pasur mundësinë që të paraqitet vetëm 6 minuta këtë sezon në Ligën e Francës.

Rikthimi i Zenelit te goli është një lajm shumë i mirë për kombëtaren e Kosovës por edhe për skuadrën e tij./Indeksonline/