23:25 / E Diele, 11 Tetor 2020 / C E

Zeneli: Unë jap gjithmonë maksimumin, ndonjëherë ma do e ndonjëherë jo!

Në intervistë pas ndeshjes me Slloveninë foli edhe sulmuesi i krahut Arbër Zeneli.

Sipas Zenelit skuadra luajti mirë por nuk arriti të konkretizoi në sulm.

Për mua kemi luajtur një ndeshje të mirë, por nuk kemi 100% të saktë në 30 metrat e fundit. Ata patën një shancë dhe edhanë një gol”- ishin fjalët e sulmuesit.

Tutje ai tha se Kosovës po i mungon fati dhe ai po mundohet të japë më të mirën.

Fati nuk është me neve për momentin, jam i dëshpruar. Jam gjithë i gatshëm me lu për Kombëtare, çdo lojë mundohem me dhënë më të mirën time, por ndonjëher e don ndonjëher nuk e don” – u shpreh futbollisti.

I pyetur se a ka shanca për fitore në ndeshjen e ardhshme, Zeneli tha: “Normal që është e mundur të fitojmë në Greqi, ne jemi ekip e mirë duhet të kemi vetëbesim dhe të shkojmë në lojën tjetër”.

Kosova humbi sot ndeshjen e tretë radhazi, teksa nuk ka fituar asnjë takim tani e shtatë takime.