13:00 / E Diele, 29 Korrik 2018 / indeksADMonline

Liridon Uruqi nën shoqërinë e politikanëve kosovarë (Foto)

Liridon Uruqi është i dyshuari kryesor që tashmë është arrestuar nga Policia e Kosovës për vrasjen e 22 vjeçarit nga Gjilani, Fatlind Arifit.

I njëjti është i njohur për autoritetet për shkak se edhe më herët ai ishte arrestuar për përfshirje në raste si plagosje e rrahje, shkruan Indeksonline.

Por, Liridoni duket se vazhdimisht ka qenë i rrethuar nga fytyra publike të Kosovës, kryesisht politikanë dhe këngëtarë të estradës kosovare.

Liridoni ka në profilin e tij në Facebook të publikuara fotografi me kreun e tanishëm të komunës së Skënderajt, Bekim Jasharin, kryeministrin Ramush Haradinaj, ish-kryetarin e Gjilanit Qemajl Mustafën, deputetin Daut Haradinaj, si dhe me kreun e komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe zyrtarëve të tjerë, shkruan Indeksonline.

Duket se ai ka marrë pjesë në shumë evenimente dhe aty e ka shfrytëzuar rastin të fotografohet me shumicën prej zyrtarëve të lartë shtetërorë./Indeksonline/