20:26 / E Diele, 26 Maj 2024 / G T

Zero minuta për Rrahmanin në ndeshjen e fundit, Napoli e mbyll sezonin në vendin e 10-të

Napoli e mbylli sezonin në vendin e 10-të me 53 pikë. Një zhgënjimit për skuadrën e cila u shpall kampione vjet në Serinë A.

Duket se shkarkimi i Luçiano Spaletit solli dështimin tek “axurrët”. Por sigurisht kanë ndikuar dhe transferimet e kryera gjatë merkatos së verës dhe dimrit. Ndryshimi i teknikëve nga ana e presidentit De Laurentis nuk solli frytet e shpresuara.

Sezonin e ardhshëm ngelin jashtë kompeticioneve të Europës, teksa do të kërkojnë të përsërisin suksesin e vjetshëm.

Një dëshpërim i madh ky edhe për tifozët të cilët ishin të pranishëm në stadiumin “Diego Armando Maradona”.