17:45 / E Martë, 10 Mars 2020 / indeksADMonline

Zëvendëskryeministri Abazi: Kosova është proAmerikane dhe e tillë do të mbetet

Zëvendëskryeministri i Kosovës Haki Abazi, përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, ka thënë se që nga 6 Tetori, Kosova ka ndryshuar përgjithmonë.

Sipas tij Thaçi nuk ka pushtet e as të drejtë kushtetuese, nuk mundet më të luaj me fatin e Kosovës e as popullit të Kosovës, nuk mundet më të dërgojë ushtarët e UÇK-së në Hagë e as nuk mundet me copëtu Kosovën për pazaret e tij, transmeton Indeksonline.

“Thaçi ka mbaruar nje kulaq tani duke futur Kosovën në eksperimente të cilat janë dëmtuese e mashtruese.

Le ta bëjë publik planin që e ka diskutuar me vite, le ta garantoj njohjen, le ta garantoj paprekshmërinë e territorit dhe kushtetutës së Republikës së Kosovës. A mundet?! Ashtu siç garantoi vizat? Kujt i ka borxh? Kosova nuk i ka borxh!

Kosova demokratike për herë të parë ka një kryeministër që asnjeherë nuk ka qenë kundër qytetarit dhe gjithmonë ka vendosur në anën e interesit të vendit dhe të kombit. Vetëm kështu bëhemi vërtet shtet.

Thaçi ka eksperimentuar me gjykatën speciale( thikë pas shpine Amerikës) dhe ka rrëzuar qeveritë me LDK, me AAK dhe secilin partner që ka pasur. Për 7 vite ka ngociuar me Vucic dhe tani është kujtuar të ofendojë Evropën ashtu siç ofendonte Amerikën dikur. I njejti është, kryeshefi i PRONTOs që shpërdanë lajme e dëmton kundërshtarët politikë duke u shërbyer me të pavërteta dhe jo vetëm”, ka shkruar Abazi.

Ai në fund ka thënë se Kosova është proAmerikane, proEvropiane dhe demokratike dhe përgjithmonë do të mbetet e tillë!/Indeksonline