11:03 / E Enjte, 13 Gusht 2020 / indeksADMonline

Zëvëndësministri motivon të gjithë për punë, është shembull i mirë

Zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj e ka nisur ditën me punë që në agimin e ditës.

Biznesmeni i njohur ka filluar punët në shtëpi që në mëngjes, para se të nis punën zyrtare në MPJ.

Dreshaj ka thënë se puna është kryefjala e çdo suksesi.

“Dita tek ne nis shumë herët, apo thënë më mirë sapo të agon mëngjesi. Djemt tanë kanë filluar me lavrimin e arave si parapërgatitje për mbjelljet e vjeshtës.

Të korrurat në vitin që po e lëm pas kanë qenë të bereqetshme.

U motivova me punën që po bëhet, para se të nisja që në mëngjes punën zyrtare dhe angazhimet ditore.

S’është marre me lavru, e asesi me punu.

Çdo sukses ka kryefjalë punën” shkruan Dreshaj në Facebook./Indeksonline/