15:35 / E Enjte, 07 Korrik 2022 / A. M.

Zëvendëssekretari i NATO-s vjen në Kosovë, pritet nga Osmani

Në Kosovë sot ka arritur një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s që është i drejtuar nga zëvendëssekretari i përgjithshëm, Mircea Geoana.

Ata janë pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

NATO ka dërguar një paralajmërim për këtë vizitë, në të cilin thuhet se ky delegacion do të takohet me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, si dhe me komandantin Ferenc Kajari.