15:25 / E Mërkurë, 23 Dhjetor 2020 / C E

Zëvendësuesi i Munishit, Ballkani në bisedime me këtë trajner

Gjatë ditës së sotme, Ballkani ka marrë vendimin që t’i ndajë rrugët me trajnerin Ismet Munishi.

Klubi nga Suhareka këtë vendim e ka marrë pas rezultateve të dobëta që ka pasur këto javët e fundit.

Indeksonline mëson se Ballkani është duke biseduar për të punësuar si trajner, Blendi Shkëmbin.

Trajneri nga Shqipëria ka pasur edhe më parë eksperiencë në futbollin kosovar. /IndeksOnline/