16:31 / E Shtunë, 18 Mars 2023 / MSH

Zgjatet marrëveshja e grurit në Detin e Zi mes Ukrainës dhe Rusisë

Marrëveshja për drithërat e Detit të Zi ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë është zgjatur, ka thënë presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i Turqisë.

“Marrëveshja për korridorin e grurit do të skadonte sot. Si rezultat i bisedimeve tona me të dyja palët, ne kemi siguruar një zgjatje të kësaj marrëveshjeje,” tha Erdogan në një deklaratë për mediat.

Udhëheqësi turk nuk bëri të ditur se sa vijojë periudha e zgjatjes.

Rusia ka bërë thirrje më parë për rinovimin e marrëveshjes vetëm për 60 ditë, sa gjysma e periudhës së mëparshme të rinovimit, ndërsa Ukraina këmbëngulte për një rinovim 120-ditor.