18:22 / E Hënë, 06 Dhjetor 2021 / LB

Zgjedhet Bordi i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryetarin dhe anëtarët e Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Selvete Grejçevci është zgjedhur kryesuese.Anëtarë të këtij komisioni janë zgjedhur Jahir Gashi, Gani Maliqi, Rrezarta Pushkolli dhe Gani Kastrati.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet në pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 25 dhe 26 nëntor 2021.