22:59 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Zgjedhjet e mesmandatit, pjesëmarrje historike

Zgjedhjet e mesmandatit të zhvilluara dje në Amerikë për të zgjedhur Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve në Kongres, regjistruan një rekord në pjesëmarrjen e votuesve.

Amerikanë që votuan në zgjedhjet e mesmandatit ishin, sipas vlerësimeve paraprake, 113 milionë, ose 49% e elektoratit të regjistruar.

Në fakt këto janë zgjedhjet e para të mesmandatit në historinë e SHBA-së që kalohet numri i 100 milionë votuesve.