15:15 / E Diele, 20 Shtator 2020 / indeksADMonline

Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të vitit të ardhshëm në Maqedoninë e Veriut

Të gjitha partitë politike janë pjtuar që zgjedhjet lokale të mbahen në tetor të vitit 2021. Kodi zgjedhor kategorizon mandatin e kryetarëve të komunave, i cili nuk guxon të shkurtohet ose ndërpritet. Opozita kërkon që debati të përqendrohet në modelin me lista të hapura për këshilltarët komunal. Vendimi duhet të merret me konsensus.

“Ligji për vetëqeverisje lokale kushtëzon rrethanat kur mund të ndërpritet mandati i kryetarit të komunës dhe këshilltarit dhe se i njëjti nuk mund të jetë më i shkurt se 4 vjet. Për mua data është relative dhe ajo është në tetor të vitit ardhshëm”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE-së.

Ndërsa Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri theksoi se ka mungesë të demokracisë në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se  listat e hapura do t’i kontribuojnë  demokracisë në vend. Kjo është kërkesë e jona shumë e hershme dhe jemi partia e parë që kemi kërkuar një ndryshim si ky.

Partitë e shumicës janë të mendimit që zgjedhjet lokale duhet mbajtur me lista të hapura, por sipas tyre për këtë nevojitet konsensus i përgjithshëm politik. Këtë e ka paralajmëruar edhe ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

“Është fakt se listat e hapura për zgjedhje komunale dhe parlamentare kërkohen tashmë një kohë të gjatë dhe për këtë ka një pajtim mes partive që si test të zbatohet ai model në listën e këshilltarëve komunal. Ne jemi dakord me këtë çështja”, tha Arta Bilalli, deputete e BDI-së.