75 Mall Live Search
14:22 / E Mërkurë, 13 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zgjedhjet në Istog, këto do të jenë temperaturat (Grafika)

Moti në vendin tonë po ndryshon vazhdimisht, derisa sot ka reshje bore dhe frymë, të nesërmen dielli rrezon dhe temperaturat ngritën.

Në pesë ditët e ardhshme sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), moti do të jetë i butë por që do të shoqërohet me reshje bore, shkruan Indeksonline.

Të dielën kur në Istog qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit për herë të tretë për të zgjedhur kryetarin e tyre, moti do të jetë i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.

Temperaturat do të sillen pre 1 gradë deri në -3. /Indeksonline/