20:20 / E Hënë, 22 Prill 2024 / LB

Zgjedhjet në veri, sinjal se serbët e veriut ende dirigjohen nga Beogradi!

Iniciativa për largimin e kryetarëve në veri, dëshmoi qartë ndikimin e Beogradit në komunat veriore të vendit, përkatësisht të serbët loka.

Ndonëse KQZ organizoi referendum për largimin ose jo të kryetarëve aktual në këto komuna, shumë pak persona iu përgjijen pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në votime.

Padyshim, këtu shihet ndikimi i Listës Serbe tek serbët lokal në këto komuna.

Mjaftoi një thirrje për bojkot i Listës Serbe që të ketë një dalje të vogël në votime.

Në anën tjetër, ambasadorët e huaj në Kosovë e kanë vlerësuar për keqardhje, mospjesmarrjen e serbëve në votimin e djeshëm.

Kryetarët: Izmi Zeqiri, Lulzim Hetemi, Ilir Peci dhe Erden Atiq janë shprehur të gatshëm për ta çuar mandatin e tyre deri në fund.