20:12 / E Diele, 05 Maj 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet presidenciale, arrijnë rezultatet e para

Mbërrijnë rezultatet e para nga faqja zyrtare e internetit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor të Maqedonisë Veriore.

Nga kutitë e para të hapura në nivel kombëtar, shihet qartë epërsia e kandidatit të mazhorancës, Stevo Pendarovski me 64 për qind kundrejt kandidates së opozitës Gordana Siljanovska me 32 për qind.

KSHZ-ja më parë njoftoi se censiusi është arritur me mbi 44.5 për qind që do të thotë se për pak orë Maqedonia e Veriut do të ketë presidentin e ri./AlsatM/