19:39 / E Shtunë, 20 Prill 2019 / indeksADMonline

Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoni: Votojnë të burgosurit dhe të sëmurët

Të mbyllur në qeli, por me shpresë për një të ardhme të ndritur, sot votuan të burgosurit në burgun e “Idrizovës” të Maqedonisë së Veriut.

Ata mbajnë radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim. Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale, shkruan Alsat M.

Ata u shprehen optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

Zgjedhjet do të mbahen nesër, ndërsa për President garon edhe shqiptari Blerim Reka.