17:07 / E Premte, 05 Tetor 2018 / indeksADMonline

Zgjerimi i rrugës Suharekë-Korishë, përfundon segmenti i Shirokës

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se sot ka përfunduar  segmenti i Shirokës në zgjerimin e rrugës Suharekë- Korishë (N25). Sipas tij, është bërë me gjithë infrastrukturën përcjellëse.

Lekaj, ka theksuar se ka qenë një investim mbi 880 mijë euro i MI-së për ngritjen e cilësisë së rrugëve të kësaj komune, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i plotë i Lekajt:

Segmenti i Shirokës në zgjerimin e rrugës Suharekë – Korishë (N25), me gjithë infrastrukturën përcjellëse, përfundoi sot. Një investim mbi 880 mijë euro i Ministrisë së Infrastrukturës për ngritjen e cilësisë së rrugëve të kësaj komune.

Puna e MI-së në këtë komunë nuk ndalet me kaq. Këtë pasdite filluan punimet në hapjen e trasesë për 10 kilometrat e parë të rrugës Delloc – Shtërpcë. Ky fillim i punimeve kushton mbi 900 mijë euro, ndërsa i gjithë segmenti 26 kilometërsh arrin vlerën 5 milionë euro. URIME SUHAREKË!./Indeksonline/