75 Mall Live Search
18:27 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Zgjidhen nënkryetari dhe sekretarja organizative e Vetëvendosjes

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Para delegatëve të organit më të lartë të Lëvizjes, mbajti fjalën hyrëse kryetari, Albin Kurti.

Sipas një njoftimi nga VV-ja në mbledhje, është kompletuar kryesia e Lëvizjes ku nga tash numëron 23 anëtarë gjithsej si dhe u plotësuan me anëtarë të rinj katër komisione:

Këshilli i Lëvizjes Vetëvendosje  zgjodhi nëpërmjet votimit të fshehtë pesë anëtarë të rinj të Kryesisë së Lëvizjes si dhe zgjodhi për nënkryetarin e parë, Besnik Bislimin dhe për sekretare organizative, Vlora Haxhimehmedin.

Ndërkaq në pozicionin e drejtuesit të Sekretariatit për Marrëdhënie me Jashtë është zgjedhur Boiken Abazi dhe udhëheqëse e Komiteteve të Lëvizjes Vetëvendosje Dejona Mihali.

Anëtarët e rinj të Kryesisë, përmes votimit, janë plotësuar me Arbërie Nagavcin, Martin Berishajn, Arber A. Rexhajn, Arbër Zaimin dhe Ajet Potera.