18:18 / E Enjte, 01 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Pacolli: Puna për një Prishtinë të pastër nuk mbaron këtu

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli i është gëzuar përmisimit të nivelit të ajrit.

Nga ana e tij, Pacolli ka falënderuar qytetarët për mirëkuptim lidhur me masat e ndërmarra për qarkullimin e veturave, shkruan Indeksonline.

Ai poashtu ka thënë se puna për një Prishtinë të pastër nuk mbaron këtu, pasiqë jetesën në përputhje me parimet për ruajtjen e ambientit duhet ta përshtasim çdo ditë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Niveli shqetësues i ndotjes në ajrit në kryeqytet është stabilizuar. Për orë të tëra rresht, sipas matjeve të Ambasadës Amerikane, niveli i ndotjes gjatë ditës së sotme është dukshëm më i ulët duke variuar me shifra prej 60-70 PM2.5 (AQI).

Falë progonozave premtuese atmosferike që parashohin lëvizje të ajrit edhe përgjatë ditëve në vijim, tashmë nga ora 18:00 masa e ndalimit të qarkullimit të veturave në qendër është pezulluar.

Me këtë rast, dua t’i falenderoj gjithë qytetarët për mirëkuptimin gjatë zbatimit për të parën herë të kësaj mase emergjente me synim të uljes së nivelit të ndotjes së ajrit. Megjithatë, puna për një Prishtinë më të pastër nuk mbaron këtu pasiqë jetesën në përputhje me parimet për ruajtjen e ambientit duhet ta përshtasim çdo ditë.