14:21 / E Martë, 28 Nëntor 2017 / B O

Zgjidhen shtatë finalistët për “Veturën e Vitit në Evropë”

Juria e garës “Vetura e Vitit në Evropë për vitin 2018” ka zgjedhur shtatë finalistët që do të garojnë për këtë çmim.

Ato janë zgjedhur nga 37 model dhe të gjitha veturat janë lansuar gjatë vitit 2017 dhe janë në dispozicion së paku në pesë tregje të Evropës.

Nga shtatë modelet finaliste dy janë gjermane, një është italiane, një franceze, një koreanojugore, një spanjolle dhe një suedeze.

Ato janë Alfa Romeo Stelvio, Audi A8, BMW 5 Series, Citroen C3 Aircross, Kia Stinger, SEAT Ibiza dhe Volvo XC40.

Juria përbëhet nga specialistë prej 23 shteteve. Fituesi do të shpallet më 5 mars në hapje të Geneva Motor Show.