11:41 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zgjidhet kryeprokurorja e re në Shqipëri mes tymit e protestës

Mes tymit dhe revoltës së deputetëve të opozitës, Kuvendi i Shqipërisë ka zgjedhur vetëm me votat e mazhorancës, prokurorin e ri të përgjithshëm, në një post të përkohshëm.

Arta Marku do të mbajë këtë post, duke zëvendësuar kështu kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi ka kërkuar prezencën e zonjës Marku për të bërë betimin, duke dhënë 20 minuta pushim të seancës.

Kryeprokurorja e re u zgjodh me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim.

Ndërkohë në ambientet e jashtme të Parlamentit, mijëra protestues kanë dalë për të kundërshtuar këtë proces.