15:12 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / OSH

Zgjidheni çantën ideale sipas formës së trupit; këto janë modelet që do të përmirësojnë siluetën tuaj

Për të krijuar pamjen e përsosur, duhet të mendoni për gjithçka. Edhe një çantë dore mund të përmirësojë siluetën tuaj nëse zgjidhni të duhurën. Dhe është një histori krejt tjetër nëse e zgjidhni çantën e gabuar.

Nëse trupi juaj është ai i një trekëndëshi të kthyer mbrapsht, atëherë duhet të bie vëmendje te beli juaj. Pika që duhet të fokusoheni në blerjen e një çante janë rripat e saj, gjerësia dhe gjatësia e rripave. Meqenëse nuk keni nevojë për më shumë vëmendje rreth gjoksit tuaj, zgjidhni çanta me rripa elegantë. 

Nëse trupi juaj është në formën e drejtkëndëshit: ju duhet të shtoni forma për të kompensuar figurën tuaj të mprehtë në mënyrë që t’ju krijohet një formë më e ngushtë në pjesën e belit. Për këtë zgjidhni çanta të mëdha, por dhe materiali është i rëndësishëm. Ju duhen çantat prej lëkure të buta dhe çanta të mëdha, çanta tërheqëse dhe çanta lecke.

Nëse trupi juaj është në formën e dardhës: me siguri nuk doni të shtoni kilet në zonën e belit dhe për këtë arsye duhet ë përqendroheni te shpatullat dhe gjoksi. Çanta juaj nuk duhet të bjerë poshtë vijës së belit.

Nëse keni një trup me bel të theksuar dhe vithe, gjoks të dallueshëm, urime ju jeni me fat! Duhet të zgjidhni çanta që nuk mbulojnë figurën tuaj të ekuilibruar.