10:38 / E Martë, 31 Mars 2020

Zgjohet nga koma pas 2 vite e gjysmë, por Ajaxi ka një lajm të keq për futbollistin

Abdelhak Nouri është zgjuar nga koma pas 2 vite e gjysmë.

Futbollisti i Ajax kishte rënë në koma kur në ndeshjen ndaj Bremen pësoi atak kardiak.

Gjasat për jetë në një moment i kishte tejet të vogla, por para pak ditësh ndodhi mrekullia.

Nouri po fillon të merr veten pas zgjimit nga koma. Megjithatë, Ajax duket se nuk ka një lajm të mirë për futbollistin.

Kontrata e Nourit skadon këtë verë dhe gjiganti holandez ka vendosur mos të ia vazhdojë. Por, nuk duhet harruar se Ajax ka paguar gjitha shpenzimet e shërimit deri në këtë kohë. /Indeksonline/