14:32 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Zhbllokohet magjistralja Mitrovicë-Leposaviq

Protestuesit serbë, të cilët nga mëngjesi i sotëm kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Leposaviq te kryqi në fshatin Rudare të Zveçanit, tashmë janë shpërndarë të qetë.

Gazetari i KosovaPress-it që ndodhet në vendin e ngjarjes ka raportuar se nga rruga janë larguar edhe kamionët dhe mjetet e rënda të transportit dhe tashmë magjistralja është zhbllokuar për qarkullim.

Ndryshe, protestuesit kanë mbajtur të bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, në shenjë pakënaqësie për arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit nga ana e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, pas hyrjes pa leje në Kosovë.