23:48 / E Hënë, 07 Qershor 2021 / OSH

Zhdrella: Jam i lumtur që po e lë Llapin në duar të sigurta

Mentor Zhdrella sot konfirmoi se nuk do të jetë më pjesë e KF Llapit.

Pas largimit, Zhdrella me anë të një postimi tha se ky vendim nuk ishte aspak i lehtë, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi se është i lumtur që Llapin po e lë në duar të sigurta. Zhdrella ishte kapiten i KF Llapit për 4 vite dhe e ngriti trofeun e parë të ekipit./Indeksonline/