22:29 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Zhduken në drejtim të panjohur 7 vajza të mitura në Shkup e Tetovë

Në orën 06:17 minuta të mëngjesit, në stacionin policor në Çair, D.S (38) nga Shkupi ka lajmëruar se më 23 dhjetor rreth orës 19:00 nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur janë larguar dy vajzat e tij të mitura 15 dhe 11 vjeç, transmeton Zhurnal.mk

Gjithashtu, në të njejtin stacion në Çair M.N (43) nga Shkupi ka lajmëruar se më 23 dhjetor në ora 19:00 nga shtëpia e tij në drejtim të panjohur është larguar vajza e tij 15 vjeç.

Më 22 dhjetor në ora 15:00 në të njejtin stacion policor T.H ka lajmëruar se në ora 07.00 e mëngjesit një 17 vjecare nga shtëpia për të mintur ‘Ranka Milanoviq” është larguar në drejtim të panjohur ndërkohë që me vete ka marrë edhe një 12 vjeçare.

Ndërkohë që në anën tjetër dy motra të moshës 24 dhe 16 vjeçe që para dy muajve kanë ikur nga shtëpia e tyre dhe prej atëherë nuk asnjë gjurmë nga ato. Rasti është paraqitur dje në polici, informojnë nga SPB Tetovë.

“Xh.S (61) nga fshati Sellcë-Tetovë ka denoncuar se para dy muajve nga shtëpia janë larguar vajza e tij G.E (24), e cila me vete e ka marrë edhe motrën e saj 16 vjeçe”, informojnë nga policia e Tetovës, të cilët po marin masa për gjetjen e vajzave

Temat: