10:09 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Zhduket 53 vjeçari, dyshohet të jetë mbytur në det

Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit.

Temat: