10:11 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Zhduket në Gjermani, 28-vjeçarja nga Tirana

Një nënë 60-vjeçare në Tiranë ka bërë një denoncim në polici për t’i gjetur vajzën e saj 28 vjeçare, e cila ndodhej në Gjermani, po prej 20 ditësh, nuk kishte asnjë kontakt me familjen.

Policia e Tiranës ka nisur kërkimet për gjetjen e vajzës me iniciale F.Sh. pas kallëzimit të bërë nga e ëma e saj, L.Sh,.ditën e shtunë, më 28 prill 2018.

“Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan syri.net.