10:06 / E Hënë, 23 Maj 2022 / MSH

Zhduket një vajzë në Prishtinë, e ëma thotë se ka varësi nga substancat

Një vajzë nga Prishtina ka katër ditë që është zhdukur.

Sipas nënës së saj, e cila edhe ka raportuar rastin në polici, e bija ka dalur nga shtëpia më 19 maj dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.

“Sipas ankueses vajza e saj ka probleme psikike dhe është e varur prej substancave narkotike” thuhet në raportin policor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.