21:36 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

Zhduket vajza kosovare, lajmërohet rasti në polici

Një rast i zhdukjes është paraqitur sot në njërin prej stacioneve të Policisë së Kosovës në Prishtinë.

Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Arbnora Dobrajn nga komuna e Skenderajt.

Ndonëse Policia e Kosovës nuk ka dal ende me ndonjë qëndrim rreth këtij rasti, Indeksonline posedon letrën me të cilën familja ka njoftuar organet e sigurisë.

Sipas këtij dokumenti, del se familjarët e Arbnorës njoftimin për zhdukjen e vajës e kanë bërë në stacionin jugu në kryeqytet.  /Indeksonline/