17:44 / E Martë, 27 Shtator 2022 / k.v

Zhdukja e të riut në Dragash/ Mobilizohen policitë e tri shteteve për ta kërkuar (Foto)

Me datë 26 dhe 27 Shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren,  patën takim me strukturat udhëheqëse dhe hetuesit e Policisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës si dhe Policët e Republikës së Maqedonisë së veriut, në pikën kufitare në Globoqicë.

Qëllim i takimit ishte që të arrihet  sa me afër informacioneve për personin e zhdukur  të raportuar me datë 4 Shtator 2022.

Që nga ajo ditë hetimet dhe veprimet e policisë nuk janë ndal, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë edhe policinë e Republikës së  Shqipërisë dhe  Republikës së  Maqedonisë së veriut.

Për rikujtim:

Me datë 04 Shator 2022  në orët e vona të mbrëmjes  nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Melidin (Izudin ) Adili , lindur me datë 24.05.1995 nga Fshati Borje i Republikës së Shqipërisë, i cili për here të fundit është parë  nga shokët e tij të punës ,  me datën 4 shtator , më vendin e quajtur Zhilibeg, në afërsi të fshatit Brod , KK Dragash.

Që nga momenti I raportimit të personit si person   zhdukur, Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi.

Më vonë  në këtë operacion përveç  policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar.

Deri më sot personi i zhdukur nuk është gjete.