09:18 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Zhegrova kërkoi falje, ky ishte veprimi i tij “alla Neymar” (Video)

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova bëri një veprim spektakolar në minutën e 74’të të ndeshjes, ku rezultati ishte 3 me 0.

Kosova mposhti 3 me 0 Kombëtaren e Shqipërisë në stadiumin e Cyrihut.

Zhegrova bëri një “show” në minutat e fundit, por pas ndeshjes lojtari i ka kërkuar falje futbollistëve kundërshtarë.

Ish-trajneri Astrit Hafizi, e krahasoi veprimin e Zhegrovës me atë të yllit brazilian Neymar edhe pse mendon se kosovari nuk bëri mirë me këtë veprim./IndeksOnline/

Edon Zhegrova, Shqipëri-Kosovë 0-3 on Vidnews.