20:29 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Zhegrova ndihmon Baselin të kaloj në epërsi kundër Getafes

Edon Zhegrova po luan për herë të parë në Ligën e Evropës me Baselin. Mesfushori kosovar ka startuar nga fillimi kundër Getafes.

Rezultati momental është 2-1, ndërsa Zhegrova ndihmoi ekipin të shënonte golin e dytë.

Pikërisht ‘Messi kosovar’ nisi aksionin të cilin e finalizoi, Fabian Frei në minutën e 60-të.

Golin e parë për Baselin e realizoi Arthur në minutën e 8-të, ndërsa për Getafen kishte barazuar Mata nga penalltia në minutën e 45-të.

Në videon më poshtë mund të shikoni inicimin e aksionit nga Zhegrova.

/Indeksonline/